Hashish dhe marijuana, heroina, kokaina, ekstazi dhe anfetaminë, alkooli, metadoni
HASHISH DHE MARIJUANA
Jane drogat me te perhapura dhe perfaqesojne nje forme “trasgressioni (shkelje)” dhe shpesh perdoren qe ne adoleshece.
Quhen “te lehta” dhe kjo provokon nje konfuzion te madh sepse nje term i tille zvogelon rreziqet qe perkundrazi jane shume te renda, veçanerisht per adoleshentet sepse ndryshojne perceptimin qe kane per vetveten dhe shkaktojne deme te renda psikologjike pikerisht atehere kur njeriu eshte ne rritje dhe ne nje zhvillim te theksuar dhe keshtu me nje personalitet akoma te pa formuar.
Shume prodhime kimike ne permbajtje te ketyre drogave shtojne rrezikun e tumoreve malinje, prekin trurin duke rrezikuar aktivitete dhe funksione te rendesishme nder te cilat: kujtesa, te kuptuarit, vemendja, perceptimi, humori.
Tashme eshte provuar qe perdorimi i tyre mund te shtyj ne vartesi psikologjike dhe fizike, gjithashtu perfaqeson nje porte hyrjeje drejt drogave te tjera.
HEROINA
Prej shume vitesh eshte droga me shkaterruese per shendetin e brezave te tere te rinjsh. Krijon menjehere vartesi te forte fizike dhe kriza abstinence te renda, duke e detyruar personin te perdore vazhdimisht, deri sa brenda nje kohe te shkurter behet e vetmja arsye per te jetuar dhe doza shtohet vazhdimisht.
Efektet qe kjo droge krijon tek trupi jane shkaterruese dhe arrijne kulmin me overdozen dhe vdekjen. Sjell patologji te renda infektive qe vijne si pasoje e kujdesit te pamjaftueshem ne perdorimin e shiringave.
Nje toksikoman nga heroina humbet çdo lloj vlere etike, morale, dhe respekti si kundrejt vetes ashtu edhe ne mardheniet me personat qe e rrethojne, veçanerisht me me te afermit si prinderit, bashkeshorten/in, femijet…Nevoja per para qe te mund te permbushin sasine e nevojshme te dozes se perditshme ben qe te mendoje vetem per te sajuar parate edhe kunder çdo rregulli social.
Kurthi per ke fillon te perdore eshte bindja qe “une nuk do te perfundoje kurre si te tjeret” ose “mund ta le kur te dua”.
KOKAINA
Ka efekte shkaterruese, kush abuzon me te paguan pasojat e efekteve te saj mbi trurin, me shqetesime te mendimit dhe te sjelljes me shfaqjen e manive, ideve fikse, te simptomave paranoike.
Perdorimi i saj mbart mbivleresimin e aftesive personale dhe moskontrollin e reagimeve emocionale, duke çuar shpesh ne veprime te dhunshme apo ne sjellje te rrezikshme per veten dhe per te tjeret. Perdorimi i saj shoqerohet gjithashtu me delire persekutuese dhe psikoza, te ndjekura nga situata te forta depresive, nervozizmi dhe ankthi. Me kalimin e kohes krijon renie te aftesive mendore. Organizmi mesohet shume shpejt me kokainen, duke kerkuar perdorim gjithnje e me te shpeshte dhe doza gjithnje e me te medha qe shume shpejt çojne ne nje vartesi mjaft te forte.
EKSTAZI, ANFETAMINE, STIMULANTET SINTETIK
Jane droga sisntetike te njohura edhe me termin “designer drugs”. Perdorimi i ketyre substancave prodhon turbullim te gjendjes mendore me shqetesime te humorit, mosperceptim shqisor. Nganjehere edhe me nje “tablete” te vetme mund te verifikohen reagime akute shume te renda, si hipertermia malinje, patologji kardiovaskulare nganjehere me rezultate vdekjeprurese. Keto droga mund te provokojne fenomene te renda shkeputjeje, psikoza akute apo kronike, turbullime psiqike, deme ne sistemin nervor, depresion, dembelizem, agresivitet… Disa kerkime tregojne edhe raste te demtimeve te pasherueshme te trurit.
Perdorimi i vazhdueshem krijon vartesi. Sindroma e abstinences shfaqet me: depresion, lodhje, spazma, pergjumje dhe gershetohet me simptoma te perdorimit kronik. Abuzimi mund te çoj, per kompesim, ne perdorimin e drogave depresive si alkoli, qetesuesit, gjumedhenesit, heroina. Nje helmim akut nga anfetamina, e njohur si “overdoze”, provokon pamjaftueshmeri te rende te qarkullimit kardiak te pasherueshme e cila sjell edhe nje vdekje te shpejte.
Nje rrezik i madh eshte qe shume persona nuk i konsiderojne keto substanca si droge.
ALKOOLI
Me kete term nenkuptohen te gjitha substancat qe permbajne alkool etilik: vera, birra, dhe pijet e shumta te shfaqura kohet e fundit qe duken si pije freskuese por ne te vertete permbajne alkool dhe jane mjaft terheqese dhe teper mashtruese.
Alkooli nga pikepamja farmaceutike eshte nje substance psikoaktive, si drogat e tjera dhe nese me te abuzohet, krijohet vartesi. Sindroma e abstinences eshte me dramatike se ajo e heroines, ne fazat fillestare shfaqet me dridhjen e duarve, ne rastet ekstreme shfaqen delire dhe konvulsione (delirium tremens).
Helmimi nga alkooli (dehja) provokon mungese kordinimi ne levizje, ngadalesim te reflekseve, veshtiresi ne te folur, dhe mbi te gjitha tendence agresiviteti. Ne baze te kerkimeve te bera ne te gjitha vendet, alkooli ndermjet te gjitha drogave eshte ai qe provokon nivelin me te larte te dhunes kundrejt vetes dhe te tjereve dhe percakton nje vartesi te ashper fisike dhe psiqike dhe eshte pergjegjes per shqetesimet neuropsikiatrike (akute dhe kronike), patologjite gastrointestinale (gastrit, hepatit, pankreatit), probleme hematologjike dhe kardiovaskulare.
METADONI
Metadoni eshte nje droge sintetike, i ngjashem me opiumin dhe me heroinen, zevendeson efektet, eshte akoma me e forte dhe zgjat me shume se vete heroina. Krijon vartesi te rende.
I perdorur si zevendeuses i heroines ne trajtimet e detoksikimit, ne realitet eshte nje dobi terapeutike mjaft e dobet, qe perkundrazi luan rolin e “frenit psiqik” ne zhvillimin e aftesive personale.
Nje overdoze apo nje kombinim me drogat e tjera provokon edhe vdekjen ne te njejten menyre siç ndodh dhe me drogat e tjera me origjine nga opiumi.