Çfar bejmë

Gjate gjithe qendrimit ne komunitet realizohen keto aktivitete.

Ergoterapi, formim profesional
Behet fjale per aktivitete qe favorizojne forcimin e marrdhenieve, venien ne prove, integrimin dhe bashkendarjen e pergjegjesive te perditshme.
– Zdrukthtaria
– Ofiçina
– Pune bujqesore
– Blegtori
– Aktivitete artistike-artizanale
– Drejtim drejt Kurseve formuese prane Enteve te tjera

Terapia sociale
Eshte nje instrument qendror qe i sherben rritjes se personit. Kjo realizohet nepermjet:
– Aktiviteteve rikrijuese;
– Aktiviteteve kulturore;
– Aktiviteteve te animuara;
– Aktiviteteve sportive.

Bashkebisedimet terapeutike
– Bashkebisedime mbeshtetese;
– Bashkebisedime me familjaret;
– Bashkebisedime orientuese dhe projektuese (mbikqyrese).

Grupet terapeutike
– Grupet e orientimit dinamik;
– Grupet e motivimit;
– Grupet e vete-menaxhimit.

Verifikimet periodike te strukturuara per udhen terapeutike te te mikpriturve
– Takime te ekipit terapeutik (te perjavshme);
– Supervizion i te njejtit (çdo dy jave);
– Mbledhja e pergjithshme e grupit te te mikpriturve (e perjavshme).

Takime familjare
Çdo muaj te gjithe prinderit /parteneret marrin pjese ne grupe qe synojne trajnimin. Keto grupe funksionojne si laboratore rritjeje, zhvillimi dhe bashkendarjeje ku, me pervetesimin e modaliteteve strategjike dhe modeleve perfaqesuese te ndryshme, hidhen bazat per te “vepruar” ne menyre efikase, sipas etikes se vet-ndihmes.(self-help)

Verifikimet e jashtme
Sipas mbarevajtjes se projektit terapeutik te personalizuar ekipi perpunon nje program verifikimi per çdo te mikpritur, gjate qendrimit jashte komunitetit. Frekuenca e provave ne shtepi vendoset ne lidhje me tipin e terapise qe po kryen personi, komunitet klasik apo me kohe te shkurter.

Rihyrja – riintegrimi
Gjate kesaj faze subjektet mund te vazhdojne rrugetimin e tyre, i cili parashikon nje periudhe kohore “BRENDA” dhe “JASHTE” struktures. me mbeshtetjen e tutorit vleresohen mundesite e nje pune, zgjedhja dhe monitorimi i fazes se rihyrjes.

FINANCIMET DHE PROJEKTET
Nismat Emanuel ne Shqiperi jane mbeshtetur ne te kaluaren nga Institucione te ndryshme italiane si Departamenti i Çeshtjeve Sociale, Regione Campania, CEI (Konferenca Ipeshkvnore Italiane) por, eshte solidariteti qe Comunità Emmanuel nepermjet Fondazione Emmanuel per il Sud del Mondo mbledh nga miqte dhe bamiresit, qe ka çuar perpara dhe vazhdon te mbeshtese aktivitetet e ngritura duke i garantuar atyre vazhdimesine.

Me Bashkine e Tiranes u angazhuam ne projektin “Tirana e Shendetshme- Tirana Sana” te Agenzia Comunale per le Tossicodipendenze, Rome, per te krijuar nje rrjet sherbimesh ne qytetin e Tiranes. Ky projekt mundesoi futjen dhe perdorimin e praktikave me te mira europiane ne trajtimin e alkool –toksikomaneve dhe ne prill te vitit 2009 perfundoi me sukses.
U realizua (2009-2012) projekti: “Nord Albania – Sherbimet model, te integruara dhe mbi baze komunitare, per alkoliste, toksikomane dhe forma te tjera shqetesimesh”. Ky projekt u ppromovua nga Fondazione Emmanuel per il Sud del Mondo me financimin e Cooperazione Italiana.
Bashkepunuam (2011-2014) persa i takon pjeses se parandalimit ne projektin:“Trajnimi i mesuesve te shkollave te mesme shqiptare ne nje perspektive evropiane” promovuar nga MAGIS – Fondazione Emmanuel per il Sud del Mondo.

REFERIMET DHE BASHKEPUNIMET
Referimet baze te Komunitetit Emanuel ne Shqiperi jane: Caritas, Kisha Katolike dhe Misioni i Eterve Jezuite. Gjithashtu, Universitetin e Tiranes (i cili na dergon studente per praktike), OJF te ndryshme dhe me Institucionet kombetare si Bashkia e Tiranes, Instituti I Shendetit Publik, Ministri te ndryshme, veçanerisht Ministria e Punes Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta dhe Ministria e Shendetesise dhe institucione nderkombetare. Gjithashtu ne kuader te projekteve per parandalim Komuniteti Emanuel bashkepunon edhe me shume shkolla te mesme ne rrethe te ndryshme si ne Tirane, ne Shkoder, ne Fier, ne Durres, ne Elbasan, ne Lezhe, ne Gjirokaster.
Mes Komunitetit Emanuel dhe Universitetit “Aleksander Moisiu”, Durres ekziston nje marreveshje per te bashkepunuar me studentet e ketij universiteti.
Me Qendren e Formimit Profesional Don Bosko kemi nje marreveshje qe i jep mundesi te rinjve te formohen ne zanate profesionale te dobishme.
Ne shkurt te vitit 2011 u nenshkrua memorandumi i bashkepunimit mes Drejtorise se Pergjithshme te Sherbimit te Proves dhe Komunitetit Emanuel. Ne kete memorandum eshte percaktuar angazhimi i ndersjellte mes tyre per ekzekutimin e denimeve alternative, per te siguruar mbikqyrjen e çdo denimi alternative.